Vepra penale dhe kundërvajtje rrugore
Studio ligjore DJMS ka një reputacion të jashtëzakonshëm sa i përket të drejtës penale. Ne kemi specialistë nga të gjitha fushat, që nga kundërvajtjet rrugore e deri te vrasjet. Ne ofrojmë këshilla ligjore të arsyeshme e pragmatike dhe kemi një historik që dëshmon për arritjet e rezultateve të shkëlqyera për klientët tanë.
Avokatë të së drejtës penale
Ne jemi të specializuar për të drejtën penale dhe jemi të përkushtuar për të mbrojtur klientët që përballen me të gjitha llojet e hetimeve dhe akuzave penale, duke përfshirë:
Vrasje me paramendim dhe e paqëllimshme
Avokatët tanë të së drejtës penale përfaqësojnë rregullisht klientët e akuzuar për krimet më të rënda, duke përfshirë vrasjet me paramendim dhe të paqëllimshme. Ne krijojmë ekipin më të mirë për t'ju mbrojtur nga akuzuat e ngritura ndaj jush dhe nuk do të lëmë asnjë gur pa lëvizur për mbledhjen e provave bindëse në mbështetje të mbrojtjes suaj, duke përfshirë deklaratat e dëshmitarëve, ekspertizën mjeko-ligjore dhe opinionet e ekspertëve.
Vepra penale seksuale
Kemi përvojë për mbrojtjen e klientëve të akuzuar për çdo lloj vepre seksuale, nga prekjet pa miratim deri te përdhunimi. Ne ndërmarrim veprime të shpejta dhe vendimtare për të minimizuar dëmtimin e reputacionit nga këto akuza të tilla dhe përgatisim një mbrojtje të fortë.
Dhuna
Avokatët tanë të së drejtës penale mbrojnë klientët e akuzuar ose të paditur për të gjitha llojet e krimeve të dhunshme, duke përfshirë rrahjet, rrëmbimet dhe dëmtimet e rënda trupore. Ne shpesh triumfojmë mbi këto akuza duke sfiduar organin e akuzës dhe duke paraqitur prova bindëse në mbështetje të mbrojtjes së klientit tonë.
Lëndët narkotike/droga
Avokatët tanë specialistë përfaqësojnë rregullisht klientët e akuzuar për katër shkeljet kryesore të ligjit për drogën: prodhim, furnizim, mbajtje dhe trafikim. Sigurojmë rregullisht zgjidhje të çështjeve përpara daljes në gjyq për klientët tanë, duke shmangur kështu akuzat formale.
Vjedhje, sjellje mashtruese dhe mashtrim
Termat "vjedhje", "sjellje mashtruese" dhe "mashtrim" mbulojnë një gamë të gjerë krimesh, duke filluar nga pastrimi i parave deri te grabitja me armë. Ne kemi një përvojë të gjerë në mbrojtjen e klientëve të ndryshëm, duke përfshirë kompani dhe biznesmenë të akuzuar për vjedhje, sjellje mashtruese dhe mashtrim të të gjitha shkallëve të rrezikshmërisë.
Armë
Armë të ftohta janë ato që krijohen ose përdoren për të lënduar dikë, siç janë acidi, thikat dhe shkopinjtë e bejsbollit. Mbretëria e Bashkuar ka zero tolerancë ndaj këtyre krimeve, kështu që nëse akuzoheni për mbajtjen e një arme të ftohtë ose se keni kërcënuar dikë me një mjet të tillë, këshilla e ekspertëve nga avokatët tanë të së drejtës penale është thelbësore.
Terrorizëm
Ligji për terrorizmin është jashtëzakonisht i ndërlikuar, por avokatët tanë të së drejtës penale janë ekspertë në këtë fushë. Ne kemi përvojë në mbrojtjen e klientëve të akuzuar për të gjitha llojet e veprave lidhur me terrorizmin, nga publikimi i materialeve për nxitjen e terrorizmit dhe shikimi i materialeve terroriste në internet, deri te komploti për vrasje.
Skllavëria moderne
"Skllavëria moderne" mbulon një gamë krimesh, përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore, skllavërinë dhe punën e detyruar. Këto lloj çështjesh ndiqen me forcë nga prokurorë me shumë përvojë, kështu që ju nevojitet një ekip ligjor po aq i aftë si ne për t'ju mbrojtur. Ne përfaqësojmë klientë që variojnë nga individë që veprojnë përmes kanosjes e deri tek organizata të mëdha, duke pasur sukses të konsiderueshëm.
Kundërvajtje rrugore
Studio ligjore "DJMS Solicitors" ka një ekip të specializuar avokatësh për kundërvajtjet rrugore që mund të ofrojnë këshilla dhe përfaqësim 24/7 në një sërë çështjesh të trafikut rrugor, përfshirë shkaktimin e vdekjes gjatë drejtimit të automjetit, drejtimin e papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm, drejtimin nën ndikimin e alkoolit dhe drogës, përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit, tejkalimin e shpejtësisë, drejtimin gjatë periudhës së pezullimit, pa siguracion dhe kundërvajtjet komerciale të drejtimit – të mallrave/taksive/dërgesave.
Si mund të ndihmojë DJMS Solicitors?
E kuptojmë se përballja me akuza penale mund të jetë tepër stresuese. Për këtë arsye avokatët tanë të së drejtës penale janë në dispozicion 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për t'ju ofruar këshilla dhe udhëzime të nevojshme si ekspertë. Jemi në krahun tuaj, pavarësisht natyrës së kundërvajtjes, dhe punojmë pa u lodhur për të përgatitur një mbrojtje të fortë ndaj akuzave.
Veprojmë për klientët nga të gjitha sferat e jetës, duke përfshirë ata me probleme të shëndetit mendor, shkelësit e mitur dhe individë në pozita të rëndësishme me përgjegjësi. Ne mund t'ju mbështesim në çdo fazë të një hetimi dhe ndjekjeje penale, përfshirë:
- Përfaqësimin në komisariatin e policisë, duke përfshirë intervistat nën betim.
- Kërkesat dhe variantet e lirimit me kusht.
- Përfaqësim në Gjykatën e Shkallës së Parë.
- Përfaqësim në Gjykatën e Shkallës së Dytë.
Kontaktoni me studion ligjore "DJMS Solicitors"
Jemi të disponueshëm 24/7 për të mbrojtur të drejtat tuaja dhe për t’ju ofruar mbrojtjen më të mirë të mundshme.
Për këshilla ligjore nga ekspertët, kontaktoni me ekipin tonë të dedikuar tani. Na telefononi në numrin +44 191 510 1221 ose dërgoni mesazh në WhatsApp.